Greqi, anija me flamur shqiptar përplaset në një zonë shkëmbore të Lefkadës
Një anije mallrash me flamur shqiptar dhe me tetë persona në bord është përplasur mëngjesin e sotëm në Lefkada të Greqisë.
Anija është përplasur me shkëmbinj ujor dhe ka futur ujë brenda.
Sipas Ministrisë Detare greke, anija “Koravi” kishte në bordin e saj 1,900 ton metrikë hekuri, të cilën e kishte ngarkuar në Amaliada të Volos dhe ishte nisur për në Shqipëri.
Ekuipazhi i anijes u evakuua dhe u transferua në qendrën shëndetësore të ishullit për arsye sigurie.
Në zonën ku ka ndodhur incidenti janë anije të rojes bregdetare dhe dy anije të tjera.
Fraksion.com