Bixhozi, Rama: 500 mln euro i kthehen familjeve shqiptare
Kryeministri Edi Rama ka qenë sonte në studion e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” më News24 ku ka folur pikërisht për fenomenin e bixhozit dhe nismën e qeverisë për t’i vënë kyçin në 31 dhjetor të këtij viti. Emisioni u ndal pikërisht në këtë plagë të shoqërisë.
Njeriu që i tha ‘JO’ bixhozit në Shqipëri foli në studio hapur dhe jashtë debateve politike ku tha ndër të tjera arsyet se si vendosi për të mbyllur përfundimisht lojërat e fatit dhe bastet. Kryeministri e nisi me një batutë me t’u akomoduar në studio: “Shyqyr që në këtë studio nuk të bërtasin ata që të ftojnë”.
Duke folur për efektet pozitive që do i sjelli familjeve shqiptarë të prekura nga bixhozi, kryeministri Edi Rama tha se “në një llogari të përafërt, mbi 500 milionë euro shkojnë për llumin që financon ketë industri”.
“Tashmë kjo shumë do mbetet në familje për konsum. Këto para do futen në ekonominë e vendit. Do të krijohen biznese të tjera. Tregu do hapi biznese të tjera. Për ata që janë të punësuar, këta do hyjnë në kurset e kualifikimit. Ne do t’i trajnojmë dhe do t’i kualifikojmë, nuk është se mungojnë vendet e punës”, tha kryeministri.
Sipas Elvis Naçit një elitë e vogël u pasuruan por një shumicë e madhe u varfëruan ekonomikisht.
“Është një guxim. Unë e përgëzoj kryeministrin për ligjin bekuar qofshin njerëzit e mire qe mendojnë per shqiptarinë”, tha Naçi.
Fraksion.com