AktualitetTë fundit

Vezë dhe tymuese, banorët e “Astirit” sulmojnë Bashkinë e Tiranës

Në ditën e 12-të të protestës së tyre, banorët e “Unazës së Re” kanë dalë sërish para Bashkisë së Tiranës për të kundërshtuar prishjen e banesave që përfshihen nga projekti i qeverisë.

Protestuesit kanë hedhur tymuese dhe kanë goditur me vezë në godinën e bashkisë, ndërkohë që policia bashkiake nuk ka ndërhyrë, por ka qëndruar në gatishmëri, duke mbajtur të rrethuar objektin.

Ata këmbëngulin të kërkojnë takim me kreun e bashkisë Erion Veliajn dhe kryeministrin Rama.

Ashtu siç paralajmëruan ditën e djeshme, ata kanë marshuar nga Astiri drejt qendrës së Tiranës, ku kërkojnë të ballafaqohen me autoritetet më të larta. “Nuk jemi shpellarë, jemi qytetarë”, – kanë qenë thirrjet e banorëve para bashkisë, duke iu referuar deklaratës së Veliajt pak ditë më parë për këtë çështje, por më pas e korrigjuar dhe e sqaruar: “E kisha fjalën për deputetët e PD-së që sillen si të tillë”.

Edhe ditën e sotme, zyrtare të Partisë Demokratike kanë qenë në protestë në mbështetje të banorëve.

 

Fraksion.com