SHBA dhe BE pa ujdi për çështjen e automobilëve
Në grindjen për doganat e përfolura amerikane për automobilët nga Europa duket se ujdia është ende larg. Komisionerja e BE-së për Tregtinë, Cecilia Malmström pas një takimi me të ngarkuarin amerikan tregohet luftarake.
Doganat godasin industrinë gjermane të automobilëve
Më parë Malmström kishte zhvilluar takime me të ngarkuarin e qeverisë amerikane për Tregtinë, Robert Lighthizer, por nuk është biseduar konkretisht për doganat kërcënuese. Më shumë të dyja palët kanë diskutuar mbi çështjet rregullatore për importin e sojës dhe gazit të lëngshëm. Por dy funksionarë të lartë të qeverisë amerikane i kishin thënë Reuters, se Ministria e Tregtisë i ka rekomanduar zyrës presidenciale të vendosë dogana të veçanta deri në 25% për automjetet e pjesët e këmbimit që hyjnë në SHBA për arsye të sigurisë kombëtare.
Presidenti Trump ka kërcënuar me dogana për automjetet nga BE, nëse kjo e fundit nuk ul barrierat tregtare. Kjo mund të prekë ndjeshëm prodhuesit gjermanë të automjeteve si Daimler, Volkswagen e BMW. Por sipas studimeve edhe në SHBA mijëra vende pune do të rrezikoheshin, nëse vendosen doganat ndëshkuese. Sipas Malmström edhe prodhuesit amerikanë të automjeteve e ndajnë qëndrimin e europianëve për të hequr dorë nga doganat shtesë për automjetet europiane.
Fraksion.com