Policia publikon emrat dhe fotot e personave më të rrezikshëm në Fier
Një ditë pas publikimit të personave më të kërkuar në Vlorë, Policia e Shtetit bën publike 17 personat në kërkim me rrezikshmëri shumë të lartë, në qarkun e Fierit, të dënuar me burgim të përjetshëm dhe me 25 vjet burg.
“Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”,- është apeli policisë.
Të dënuarit e shumëkërkuar janë Engjëll Brahimi, Flamur Ndino, Hasan Liçaj, Sokol Hoxha, Ilir Taraj, Mane Driza, Fatos Hoxhaj, Mirjan Braka, Viktor Pelivani, Flamur Ndino, Alban Tushe, Genci Tesho, Artan Yzeiri, Dritan Idrizaj, Hair Seitaj, Afrim Barjamaj dhe Floresha Ndino.
Fraksion.com