Lirohen nga burgu ish-deputetët Arben Ndoka dhe Arben Çuko
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka liruar nga burgu dy ish-deputetët Arben Ndoka dhe Arben Çuko, duke i ndryshuar masën e sigurisë në “arrest shtëpie”.
Ish-deputetët u arrestuan në kuadër të operacionit “Volvo 4”. Arben Çuko akuzohet për korrupsion pasiv kur ka qenë drejtor i Burgjeve.
Ndërkohë, Astrit Avdyli i cili bërtiti “Rroftë Partia Socialiste” në sallën e gjyqit u la në burg.
“Arrest shtëpie” u caktua nga Apeli edhe për Zef Lazrin.
Fraksion.com