Kasmi: Mid’hat Frashëri kërkoi nga gjermanët armatosjen e Ballit Kombëtar
Historiani Mariglen Kasmi i ftuar në “Arena” në Ora News, publikoi një dokument sipas të cilit Mid’hat Frashëri kishte kërkuar ndihmën e gjermanëve për armatosjen e forcave të Ballit Kombëtar kundër komunistëve.
“ Është një dokument i datës 15.2.1943. Është një komunikim ushtarak midis dy gjeneralëve dhe i lutet për armatosjen e Ballit Kombëtar. Thotë; masat e marra nga qeveria për të luftuar komunistët nuk po ecin si duhet. I vetmi divizion që lufton komunistët është Balli Kombëtar. Kjo parti politike me grupim ushtarak me 7 mijë vetë, 4 mijë të armatosur. Bandat nacionale siç quhej Balli Kombëtar nën komandën e Mid’hat Frashërit, më kanë drejtuar lutjen për armatim për dy batalione. Dokumenti thotë se drejtues të Ballit më kanë siguruar që do të luftojmë si trupë për të larguar komunistët.”
Fraksion.com