Veliaj, sqaron: Shpellarë quajta deputetët e Saliut
Kryebashkiaku i Tiranës ka sqaruar deklaratën e bërë një ditë më parë pas protestës së banorëve të Unazës së Re në dyert e bashkisë. Ndonëse u raportuar se me termin ‘shpellarë’ iu drejtua protestuesve, Veliaj shkruan në “Twitter” se shpellarë ka quajtur deputetët e Saliut që iu sulën barbarisht zonjave police.
Kreu i Bashkisë shkruan gjithashtu se shpronësimet do të jenë 100% edhe pse shumica e ndërtesave janë loto, lavazhe e 8 kate pa leje.
“Sqarim: – shpellarë quajta deputetet e Saliut që i sulen barbarisht zonjave police të bashkisë! S’i quaj dot deputetë këta prehistorike
– Saliu i vrau me plumba në mish në bulevard, le më t’i lejonte te dera
– Shpronësimet 100% edhe pse shumica loto, lavazhe e 8 kate pa leje”, shkruan Veliaj.