AktualitetRajoniTë fundit

“Karta e Adriatikut”: Shqipëria merr në 2019 kryesimin

Shqipëria, përmes Ministrisë së Mbrojtjes do të marrë kryesimin e Kartës së Adriatikut, pas më pak se dy muajsh.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në takimin në Budva të Malit të Zi me homologët e Kartës së Adriatikut (Shqipëri, Kroaci, Mali i Zi, Maqedoni dhe Bosnje-Hercegovinë) dhe SHBA, që përfaqësohej nga zv/asistentja e sekretarit të mbrojtjes.

Xhaçka i ftoi homologët e vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut, që të mbështesin nismën e Shqipërisë, për t’i hapur dyert edhe për vende të tjera që aspirojnë të jenë pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

“A-5 duhet të bëhet A-6 dhe vitin e ardhshëm, gjatë të cilit Shqipëria do të kryesojë, të gjithë duhet të mirëpresim Kosovën për t’u bërë pjesë e kësaj iniciative, pararendëse për integrimin e rajonit në NATO”, deklaroi ministrja Xhaçka.

 

Fraksion.com