Vitore Tusha, Balla: Të enjten njihemi me dekretin, as nxitim dhe as vonesa
Kuvendi do të njihet ditën e enjte me dekretin e presidentit Meta për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke vlerësuar kandidaturën e Vitore Tusha, tha se do të shqyrtohet me kujdes dhe nuk do të ketë as vonesa dhe as nxitim.
“Me dekretin do njihemi ditën e enjte, ku sipas Kushtetutës, kryetari njofton seancën plenare dhe deri në shqyrtimin nga Komisoni përkatës do hezitoja të bëja çdo koment. Vlerësojmë personalitetin e zonjës në funksionet që ka mbajtur. ”
Është sukses në kalimin e vettingut, meriton gjithë respektin po kini parasysh që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi merr jetë për shkak të prezencës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Do ndjekim procedurën sipas Kushtetutës për funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. S’ do ketë as vonesa, as nxitim.
Lidhur me mosdekretimin e Sandër Lleshit, Balla thotë se çështje ka pas një zgjidhje që kur është propozuar nga Kryeministri.
“Për të tejkaluar një problem që u krijua pa dashje nga ana e Presidentit sepse Kushtetuta është shumë e qartë.”
Fraksion.com