Shefi i NATO-s dhuron një kopje të Traktatit të Uashingtonit në Bibliotekën e Paqes
“Është kënaqësi për të dhuruar një kopje të traktatit themeltar të NATO-s, Traktatit të Uashingtonit, në Bibliotekën e Paqes”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, duke depozituar në Bibliotekën e Paqes, një kopje të Traktatit Themelues të NATO-s, Traktatit të Uashingtonit.
“NATO u krijua për të siguruar paqen në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Veriut dhe për t’u siguruar që tmerret e Luftës së Parë Botërore dhe të Dytë Botërore të mos përsëriten më kurrë.
NATO ka ndihmuar për të mbajtur paqen për gati 70 vjet duke qëndruar së bashku dhe duke mbrojtur njëri-tjetrin. Detyra kryesore e NATO-s është të sigurohemi që edhe ne në të ardhmen të jemi në gjendje të mbajmë paqen. Prandaj, mendoj se ishte një gjë e mirë, gjë e drejtë, për të dhuruar një kopje të Traktatit të Uashingtonit në Bibliotekën e Paqes”, tha Jens Stoltenberg.
Fraksion.com