AktualitetTë fundit

‘Rroftë Dako e PS, aty qaj hallet’, befason në gjyq Astrit Avdyli

‘Rroftë Dako, rroftë PS, aty i qaj hallet’. Kjo ka qenë deklarata befasuese e bërë nga salla e gjyqit sot nga Astrit Avdyli, një nga të arrestuarit si pjesë e bandës së ‘Avdylave’ në sajë të operacionit të “Vol-Vo 4”, duke përmendur kështu edhe kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako dhe Partinë Socialiste.

“BalkanWeb” ka siguruar dëshminë e Avdylit para togave të zeza Avdyli, ku ai foli edhe për njohjet me u shpreh se Ndokat i kishte miq. “Ndokat i kam miq, i kam njohur në burg”, tha ai.

Kujtojme se 24 anëtarë të grupit të Shijakut dhe të Lezhës, duke përfshirë edhe dy ish deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Arben Çuko kërkojnë sot lirinë në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.
Në seancën e zhvilluar më 24 tetor në Gjykatën e Shkallës së Parë në Lezhë dhe tek Krimet e Rënda në Tiranë nga 34 të arrestuarit si pjesë e operacionit ‘Volvo 4’, në burg u lanë 24 prej tyre.

Ndoka dhe Cuko patën kërkuar veçimin e dosjes së tyre nga bandat, por kërkesa nuk u pranua nga trupa gjykuese.

Më 22 tetor, Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese finalizuan një Mega Operacion të koduar “VOL-VO 4”, të shtirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë ku u goditën anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit ”Forca e Ligjit”.

 

Fraksion.com