AktualitetTë fundit

Rama: Ja pasqyra e një transformimi historik për sektorin e energjisë

Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me pamje nga Dispeceria si ka qenë dhe si është transformuar.

Dispeceria qendrore e tensionit të lartë tashmë ofron ambiente të reja pune dhe  operim smart me sistemin Scada.

Pas një sistemi të vjetër operimi, veprime manuale dhe të ngadalta, vendimmarrje me risk, kushte të papërshtatshme për stafin, tashmë Dispeceria ofron ambiente dinjitoze pune, operim smart me sistemin Scada, monitorim online i rrjetit elektrik, identifikim në kohë reale të defektit, vendimmarrje në kohë dhe të sigurta.

 

“MIRËMËNGJES  😃

dhe me këtë pasqyrë kuptimplotë të një transformimi historik për sektorin e energjisë, ju uroj një ditë të mbarë 👍”

 

Fraksion.com