AktualitetTë fundit

Protestuesit e PD te Unaza kërcënojnë Veliajn me jetë: Do të vijmë në shtëpi, ti do vdesësh!

Protesta e banorëve që kundështojnë projektin e Unazës së Madhe ka degjeneruar sot pasdite në deklarata shokuese kundër kryetarit të Bashkisë së Tiranës, të cilin e kanë kërcënuar hapur me jetë në transmetim live në TV Fax News.
“Ta dish mirë këtë Erion Veliaj, do të vijmë te shtëpia jote, mbaje mend mirë këtë fjalë, se e ke fjalën me kanun. E di shumë mirë ti në qoftë se i prek shtëpitë tona se çfarë do të gjejë, do jesh në gjak me të gjithë Erion Veliaj, do vdesësh këtu bashkë me ne, të jesh i sigurt për këtë”, ka deklaruar me tone kërcënuese një protestues.
Protestuesit e nxitur nga deputetët e PD, të udhëhequr nga çuni i Fahri Balliut, Gent Strazimiri, Albana Vokshi, i kanë vënë zjarrin gomave duke bllokuar sërish rrugën, çka më pas solli bllokimin e trafikut për qytetarët e thjeshtë të Tiranës dhe vonesën e disa ambulancave që nxitonin për të çuar në spital njerëzit e sëmurë.