May: Bisedimet për Brexit janë në “fund të lojës”
Negociatat për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, apo Brexit-in, janë tani në “fund të lojës”, tha kryeministrja britanike, Theresa May.
Sipas saj, bisedimet janë “jashtëzakonisht të vështira”, porse palët po punojnë për të bërë përparim.
Pika më e vështirë e negociatave midis Britanisë dhe BE-së thuhet të jetë kufiri irlandez.
Të dyja palët po bëjnë përpjekje të arrijnë një marrëveshje për të shmangur kufirin e rreptë – do të thotë, çdo infrastrukturë fizike si kamera apo roje – midis Irlandës Veriore, e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, dhe Republikës Irlandeze, anëtare të BE-së, por ato nuk mund të pajtohen për mënyrën.
May do t’i drejtohet sot kabinetit të saj.
Britania duhet të dalë nga BE-ja në mars të vitit të ardhshëm.
Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka paralajmëruar për rënie të ekonomisë, nëse del nga BE-ja pa marrëveshje mbi kushtet e divorcit.
Fraksion.com