Librat, Kumbaro: Realizon dëshirën e nxënëses në shkollën “Urani Rumbo”
Tepelena dhe Gjirokastra ishin ndalesa e fundjavës e Lëvizjes Kombëtare për Lexim, e cila po udhëton në çdo cep të Shqipërisë për të afruar të rinjtë me librin.
Kërkesa e Vesës së vogël për të pajisur me libra shkollën “Urani Rumbo” e plotësoi Lëvizja Kombëtare për Lexim, në bibliotekën e Gjirokastrës ku u takuam për shumë libra, me Bledi Çuçin dhe gjirokastritët e vegjël.
Bibliotekat publike dhe ato të shkollave marrin një rëndësi të madhe veçanërisht në qytetet periferike, ku edhe mundësitë financiare të prindërve për të blerë libra janë më të zbehta.
Ministria e Kulturës synon që përtej sensibilizimit për rëndësinë e leximit e të kulturimit, sidomos tek fëmijët, të ndërhyjë dhe rregullojë në nivel ligjor e institucional politikat e Librit dhe kushtet për përhapjen e Librit si vlerë.
Në këtë kornizë është hedhur në diskutim publik Ligji i ri për Librin, i cili parashikon ngritjen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit; lehtësime fiskale për librin në formë tradicionale dhe elektronike dhe mekanizma lehtësues për bibliotekat në të gjithë vendin.
Fraksion.com