Interpol shpall në kërkim Gruevskin, dyshohet se fshihet në Hungari
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski vijon të jetë i “zhdukur”.
Pas urdhrit të arrestit të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, edhe Interpoli ka publikuar në faqen zyrtare foton e tij.
Vendimi për arrestimin e Gruevskit, erdhi pas njoftimit nga Gjykata Penale, e cila nuk ka mundur të gjejë të akuzuarin për t’i dorëzuar vendimin që menjëherë të paraqitet në burg.
Mediat maqedonase raportojnë se ka dyshime që ish-kryeministri mund të ketë shkuar në Hungari.
Ai është dënuar me dy vite burg për abuzime me blerjen e një makine të shtrenjtë kur ishte në krye të qeverisë.
Fraksion.com