Rama: “Takohemi për një libër”; Sjell një mesazh të Mid’hat Frashërit
Takohemi për një libër është një nga seritë e shumta të aktiviteteve në funksion të Lëvizjes Kombëtare për Lexim.
Kryeministri Edi Rama zgjodhi sot një citat të Mid’hat Frashërit, përcjellë nga ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana.
“Takohemi për një libër. Ne mund të gjejmë vendin dhe kohën për t’i lexuar njëri-tjetrit unë zgjodha një ditë pune zyrën time dhe një vepër të Mid’hat Frashërit”, u shpreh Cana.
“Cilët janë themelet e moralitetit dhe virtytit, domethënë e sjelljes sonë dhe idealit absolut kundër njerëzisë. A është frika, injoranca, errësira, interesat që na inspirojnë këta mendime të lartë dhe na shtyjmë t’i observojmë duke bërë teori, duke shkelur bërtitjet e kafshërisë, egoizmës dhe kotësisë, apo është inteligjenca jonë dhe dija, ajo inteligjencë dhe dije që i japin dritë zemrës”, thotë Lorik Cana
MIRËMËNGJES 😃
dhe me këtë mesazh të bukur të Lorikut që i është bashkuar nismës#TakohemiPerNjeLiber, një nga seritë e shumta të aktiviteteve në funksion të Lëvizjes Kombëtare për Lexim, ju uroj një javë të mbarë 📖📚
”, thotë Rama.
Fraksion.com