AktualitetNATO/BETë fundit

NATO nuk i njeh zgjedhjet e raportuara në Ukrainën lindore

“NATO nuk i njeh zgjedhjet e raportuara të mbajtura më 11 nëntor në “Republikën Popullore të Luhanskit” dhe “Republikën Popullore të Donetskut” të vetëshpallur dhe të panjohur. Ato funksionojnë në kundërshtim me letrën dhe frymën e Marrëveshjeve të Minskut dhe minojnë përpjekjet drejt një zgjidhje paqësore konfliktit”, thuhet në Deklaratën e zëdhënësit të NATO-s për zgjedhjet e raportuara në Ukrainën lindore.

“NATO mbështet plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të pranuar ndërkombëtarisht.

Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Rusisë për të tërhequr forcat e saj dhe për të ndaluar të gjithë mbështetjen ndaj grupeve militante në krahinat Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës.

Ne kërkojmë zbatimin e plotë të Marrëveshjeve të Minskut nga të gjitha palët dhe mbështesim përpjekjet e formatit të Normandisë dhe Grupit të Kontaktit Trilateral”.

 

Fraksion.com