Meta sfidon me foto
Skena politike dhe sociale mbetet ende mjaft e zhurmshme dhe Presidenti Meta është mjaft aktiv në to.
Kjo shihet jo vetëm tek përplasja me kryeministrin për dekretimin e ministrit të Brendshëm, por Meta ka zhvilluar disa vizita të rëndësishme jashtë vendit.
Zëdhënësi i tij, Tedi Blushi postoi disa foto nga takimet e nivelit të lartë të Metës në vetëm dy muaj, shtator-nëntor.
Duket se fotot e takimeve me emra si Trump dhe Macron vijnë si një sfidë ndaj kryeministrit Edi Rama, që nga ana tjetër nuk duket shumë aktiv në këtë drejtim.