Vuçiqi, për problemet me kishën: Nuk dua të flas para mediave shqiptare
Aleksandar Vuçiqi nuk deshi të fliste para mediave shqiptare mbrëmë në Bruksel kur u pyet nga një gazetare serbe lidhur me mendimin e tij sa i përket qëndrimit të Kishës Serbe se “me çdo çmim duhet që të ruhet sovraniteti i Serbisë mbi Kosovën”.
“Nuk mund të flas dhe nuk dua të flas lidhur me këtë para mediave shqiptare. Për çështje të brendshme do të flisja lirshëm po të mos kishte këtu media shqiptare edhe për ata që më sulmojnë përditë edhe për ata që më shpallin tradhtar. Nuk dua të flas para shqiptarëve!”.
Gjatë javës, Kisha Ortodokse Serbe po pëpiqet që ta pengojë çfarëdo marrë eshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe krah të saj shpeshherë bëjnë fushatë edhe kundër vet Vuçiqit.
Aleksandar Vuçiqi në paraqitjen e tij para mediave shqiptare ishte shumë i tendosur.
Megjithëse, disa herë prej se ka ardhur në pushtet ka deklaruar se do t’i publikojë të dhënat për vrasjen e kurdisur në Pejë më 1998, të njohur si rasti “Panda”, kur u pyet se a ka ngjashmëri ky me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, ai sërish tregoi arrogancën ndaj shqiptarëve duke akuzuar palën kosovare se s’po bën asgjë për zbulimin e vrasjes. Vuçiqi disa herë pati thënë se ka të dhëna se rasti “Panda” është bërë nga vet serbët, por asnjëherë askush nuk u dënua për këtë, përveç shqiptarëve që qenë arrestuar më 1998.
Edhe për viktimat e dhunës seksuale Vuçiqi nuk mori guximin që t’i dënonte, së paku me një deklaratë.
Në kryeqytetin e Bashkimit Evropian, Vuçiqi vazhdoi avazin e manipulantit duke thënë se “Serbisë i janë dënuar njerëz për krime lufte, kurse asnjë në Kosovë”, gjë që s’është e vërtetë!.
Fraksion.com