AktualitetBota+Të fundit

SHBA, lejë 45 ditore Irakut të importojë gazin dhe energjinë iraniane

SHBA i dha leje 45 ditore Irakut që lehtëson vendin nga sanksionet amerikane ndaj Iranit, për importin e gazit natyror dhe energjisë elektrike, njoftoi ambasada amerikane në Bagdad, transmeton Anadolu Agency (AA).

“SHBA-të i kanë dhënë Irakut një lehtësim të përkohshëm nga sanksionet për 45 ditë për të lejuar vendin të vazhdojë blerjen e gazit natyror dhe energjisë elektrike nga Irani”, tha një zyrtar i ambasadës, në një video të publikuar në rrjetin social Facebook të ambasadës amerikane.

Ai theksoi se ky lehtësim i jep kohë Irakut të fillojë të ndërmarrë hapa drejt pavarësisë energjetike.

“Sanksionet e reja ekonomike ndaj Iranit nuk synojnë popullsinë e Iranit. Ata kanë objektiv mënyrën e të sjellurit mirë të regjimit iranian”, tha një zyrtar tjetër.

Megjithatë, i dërguari i posaçëm i SHBA-ve në Iran, Brian Hook, tha se, “Ne i dhamë Irakut një lehtësim për të lejuar që vendi të vazhdojë të paguajë importet e saj të energjisë elektrike nga Irani. Ne jemi të bindur se kjo do të ndihmojë Irakun në kufizimin e mungesës së energjisë elektrike në jug”.

Iraku, i cili po lufton me ndërprerjet e energjisë elektrike dhe prodhimin e pamjaftueshëm të energjisë, është i varur nga fqinji i tij për importin e gazit natyror për stacionet e saj të energjisë.

Vala e dytë e sanksioneve të rinovuara të SHBA-ve mbi eksportuesin e tretë më të madh të OPEC-ut, zyrtarisht filloi të hënën më 5 nëntor, duke synuar energjinë e Iranit, ndërtimin e anijeve dhe sektorët financiarë.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, lehtësoi Kinën, Greqinë, Indinë, Turqinë, Italinë, Japoninë, Korenë e Jugut dhe Tajvanin për një afat 180 ditorë për importin e naftës iraniane.

 

Fraksion.com