AktualitetPolitikëTë fundit

Rama paralajmëron rrëzimin e Vitore Tushës: ….por nuk sakrifikohet Reforma në Drejtësi

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar rrëzimin e kandidaturës së Vitore Tushës për kreun e KLSH

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, njëherazi kryetare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Vitore Tusha është propozuar si kandidate për të marrë drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Kryeminsitri deklaroi mbrëmë në emisionin realstory se Tusha ka 100% mbështetjen e tij, por nuk mund të sakrfikohet reforma në drejtësi.

“Vitore Tusha ka 100% mbeshtetjen time, por nuk sakrifikohet Reforma ne Drejtesi”, deklaroi Rama.

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, është gjyqtarja e parë shqiptare e cila kaloi me sukses procesin e Vettingut. Por kalimi i saj në krye të KLSH, në një situatë kur Gjykata Kushtetuese është jofunksionale, do e thellonte ngërçin në drejtësi.

Mandati i kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit është 7-vjeçar. Përzgjedhja e kreut të KLSH, bëhet me anë të një procedure, ku garën e hap Presidenca, ndërkohë që emri zgjidhjet nga Kuvendi me votë.  Në njoftimin e zyrës së Shtypit të Presidentit Meta thuhet se Tusha është një personalitet në fushën e jurisprudencës që gëzon moral dhe integritet të lartë shoqëror.

 

Fraksion.com