Rama: Marrëveshja e detit me Greqinë nuk ka përfunduar
Kryeministri Edi Rama, të enjte në mbrëmje, nga studioja e emisionit “Real Story”, deklaroi se “marrëveshja e detit me Greqinë është një proces që nuk ka përfunduar”.
“Ne nuk i kemi vënë vetes një afat, por një objektiv dhe po punojmë që të realizojmë objektivin. Kemi bërë një progres të rëndësishëm në të gjitha planet dhe jemi të gatshëm të shkojmë më tutje”, tha Kryeministri.
“Është një proces jo i lehtë. Kemi hyrë për një marrëveshje më të mirë sesa e 2009. Jo që nuk kemi asnjë milimetër katror det për të falur, por duam të rikuperojmë atë që na është marrë padrejtësisht nga marrëveshja e 2009”, tha Rama.
“Ne jemi gati të vazhdojmë procesin në momentin që pala greke është gati”, tha ai.
Fraksion.com