AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: I sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj që s’i duhen dreqit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për deklaratat që pasuan ngjarjet e djeshme në Bularat si nga Greqia ashtu dhe nga Shqipëria.

Duke komentuar këto reagime nga politika greke dhe shqiptare për thirrjet nacionaliste dhe anti shqiptare në Bularat, Rama tha se është sulmuar nga të dyja palët ‘qirie Kadrinj’, duke përdorur fjalën greke për ‘zotërinj’, por që sipas tij nuk i duhen as dreqit.

“Sipas kokave të përndezura të politikës greke e kazanëve të atjeshëm, dje i paskam hedhur benzinë zjarrit, ndërsa sipas Kadrinjve tanë politikë e mediatikë paskam pranuar në heshtje përdhosjen e vendit! S’ka më mirë se sa i sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj që s’i duhen dreqit😉”, shkruan Rama në Twitter.

 

Fraksion.com