Meta, para mediave: Ftoj amatorët që të lexojnë Kushtetutën
Presidenti Ilir Meta foli para mediave për çështjen e mosdekretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.
Meta ka një mesazh për ata që i quajti amatorë dhe dilentatë.
“Pa dashur të jap leksione për Kushtetutën. Të gjithë amatorëve dhe dilentantëve të njëanshëm i ftoj të të lexojnë Kushtetutën dhe kompetencat e Presidentit.
Një akt formal apo ceremonial është vetëm betimi tek presidenti. Të gjithë ata që mendojnë se dekretimi nuk është një akt substancial dhe individual, por formal dhe se presidenti ka detyrë vetëm të firmosë një propozim në këtë rast, pasi në kushtetutë nuk thuhet në mënyrë eksplicite se presidenti nuk mund të kthejë prapa dekretin kam një pyetje tjetër: A mundet parlamenti të rrëzojë dekretin e presidentit për një ministër?
Sepse dhe kjo nuk është shprehur në mënyrë eksplicite në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Më lini të bëj detyrën time me përgjegjshmëri të plotë.
A do i drejtohet parlamentit për të treguar arsyet?
“Unë jam mjaft i lidhur me parlamentin dhe jam i zgjedhur nga parlamenti, kështu që parlamenti për mua është gjithçka.”
Kryeministri Rama u shpreh mbrëmë në një intervistë televizive se do i dërgonte sërish presidentit emrin për dekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm
Fraksion.com