AktualitetPolitikëTë fundit

Knut Fleckenstein: Kemi informacione pozitive për Sandër Lleshin

Anëtari i Parlamentit Europian, Knut Fleckenstein, tha se ndërkombëtarët kanë vetëm informacione të mira për zv/Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshi, të cilin Presidenti i Republikës refuzoi ta dekretonte në postin e ministrit.

Por, zyrtari evropian tha se kjo nuk përjashton informacione shtesë të cilat mund t’i ketë Meta dhe që e kanë shtyrë të marrë vendimin për të mos e dekretuar.

“Së pari, informacionet që kam unë sa i përket z. Lleshi, janë të gjitha informacione pozitive, por nga ana tjetër nuk e di nëse e kam të gjithë informacionin, pasi Presidenti mund të ketë disa informacione më të thella që e çojnë në marrjen e vendimit që ai ka marrë dhe nuk jam unë personi që duhet ta kritikojë Presidentin sepse unë nuk i di arsyet pse e ka marrë atë vendim. Nga institucionet ndërkombëtare unë di që Lleshi ka komente të mira, pritet mirë prej këtyre institucioneve, me aq sa dimë ne, megjithatë kjo nuk përjashton informacione të tjera që mund të ketë Presidenti”, tha Fleckenstein.

 

Fraksion.com