AktualitetTë fundit

Fleckenstein: Akuzat për Dakon? Nuk kam asnjë mendim sepse…

Raportuesi për Shqipërinë në PE Kunut Fleckenstein, i pyetur lidhur me akuzat e bëra nga opozita për kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon, u shpreh se nuk mund të mbajë asnjë qëndrim dhe nuk mund të ketë një mendim, dhe se nuk mund të thotë se çfarë është e drejtë e çfarë jo, duke bërë thirrje që kjo çështje t’i lihet prokurorisë për t’u sqaruar.

“Ju i dini më mirë se unë gjërat, por kam dëgjuar për këto akuza që bëhen për Vangjush Dakon, njëri thotë se është djalë i mirë e njëri se është i keq… unë besoj që nesër do të shkoj në shtëpinë time dhe nuk jam gjyqtar për të gjykuar dhe duhet lejuar prokuroria të bëjë punën e vet. Nuk kam asnjë mendim për këtë sepse nuk mund të them unë se çfarë është e drejtë apo jo”, u shpreh ai

 

Fraksion.com