Reagon ministri Bushati: Politikanët gjykohen nga nxitja ose urtësimi i situatave
Ministri Bushati ka reaguar përmes një statusi në Twitter, lidhur me ngjarjen në Bularat, të ditës së djeshme, gjatë ceremonisë mortore të Kostandonos Kacifas.
Bushati ka dhënë një mesazh jo vetëm për politikanët në Greqi, por edhe për zërat shqiptarë që kërkuan një reagim më të ashpër nga strukturat e shtetit shqiptar. Duke cituar një shprehje të famshme të ish-kryeministrit britanik Benjamin Disraeli, Bushati shpjegon dhe qëndrimin e autoriteteve shqiptare ndaj zhvillimeve të ditëve të djeshme në Bularat.
“Situatat janë përtej kontrollit njerëzor, por sjellja është pjesë e fuqisë tonë. Ne politikanët gjykohemi vetëm nga veprimet tona për të nxitur ose urtësuar situatat”. Gjatë ditës së djeshme në Bularat u zhvillua ceremonia e varrimit të Konstandinos Kacifas. Autoritetet shqiptare morën vlerësime për menaxhimin e situatës ndonëse pati provokime dhe thirrje të shumta antishqiptare.
Ndërkohë kryeministrat e të dy vendeve, Edi Rama dhe Aleksis Cipras e kanë dënuar këtë sjellje duke kërkuar qetësi, si dhe kanë theksuar se kjo situatë nuk prek marrëdhëniet e mira mes dy shteteve.
Fraksion.com