AktualitetTë fundit

Varrimi i Kacifas, 6 ekstremistë grekë nuk lejohen të hyjnë në Shqipëri

Sot, në Bularat të Gjirokastrës do të zhvillohet ceremonia e varrimit të 35-vjeçarit Kostandinos Kacifas, i cili mbeti i vrarë 10 ditë më parë nga RENEA, pasi qëlloi mbi forcat e policisë dhe nuk iu bind thirrjes për t’u dorëzuar.

Ngjarja ka sjellë shumë reagime në Tiranë dhe veçanërisht në Athinë dhe sot, në ceremoninë e varrimit do të jenë me dhjetëra grekë dhe minoritarë.

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, janë 6 personat që nuk janë lejuar të hyjnë në Shqipëri. Ata mbanin bluza me shkrime antishqiptare dhe për këtë arsye u është mohuar hyrja në vendin tonë.

Ndërkohë, Policia e Gjirokastrës ka vendosur që të qëndrojë sa më larg fshatit Bularat gjatë ditës së sotme, në mënyrë që të shmanget çdo lloj incidenti.

 

Fraksion.com