AktualitetTë fundit

Thirrje nacionaliste në Bularat: Vorio Epiri është grek!

Me zë të lartë duke kënduar në kor himnin grek, qytetarët grekë që marrin pjesë sot në ceremoninë mortore të Kostancinos Kacifas kanë provokuar dhe me parulla nacionaliste.

“Kacifa jeton, ti na drejton”, “Vorio Epiri është grek”, “Maqedonia është Greqi”, këto janë disa nga parullat që brohorasin të pranishmit sot në Bularat, ndërsa ato i kanë vendosur në flamujt grekë.

Dhjetra persona qëndrojnë në qendër të fshatit, ku ndodhi ngjarja e rëndë më 28 tetor, ku pas një shkëmbimi zjarri me policinë shqiptare, humbi jetën minoritari grek.

 

Fraksion.com