Rama: Ja 12 kilometrat e rindërtuara tërësisht të rrugës Shkodër-Murriqan
Ndërhyrja në aksin Shkodër-Muriqan, që nisi në shtator të 2018, parashikoi prishjen e shtresave ekzistuese asfaltike, zëvendësimin e nënshtresave në çakëll dhe stabilizant, realizimin e të gjitha shtresave të reja asfaltike në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe vendosjen e sinjalistikës rrugore e masave të sigurisë si guardrails, vizim termoplastik, sinjalistikë vertikale/horizontale dhe ndërtim të sistemit të drenazhit.
Muriqani është një pikë që gjatë sezonit të verës ka goxha fluks dhe trafik. Me këtë ndërhyrje do të lehtësohet një pjesë e trafiku.
“”MIRËMËNGJES 😃
dhe me këto pamje nga 12 kilometrat e rindërtuara tërësisht të rrugës Shkodër-Murriqan, ju uroj një ditë të mbarë 👍”
Fraksion.com