Sinodi i Shenjtë, Jeronimi: Kacifas ishte grek i Epirit të Veriut, e admirojmë
Këto ditë në Greqi është mbledhur edhe Sinodi i Shenjtë i Përhershëm, që ka diskutuar disa çështje të rëndësishme të Kishës Ortodokse Greke. ProtoThema shkruan se historia e vrasjes së Konstandin Kacifas ishte mjaft e rrahur gjatë diskutimeve.
Kryepeshkopi Jeronim është shprehur gjatë takimit se një tjetër Greqi është e vendosur jashtë Greqisë.
“Konstandin Kacifas ishte një grek i Epirit të Veriut dhe ne e admirojmë për atë që ka bërë,” tha ai gjatë takimit.
Vrasja e 35-vjeçarit homogjen ka shkaktuar zemërim në Greqi. Varrimi i tij pritet që të kthehet në një tubim.
Para pak ditësh, Mitropoliti i Konicës, Konstantinos Andreas, e shprehu hapur urrejtjen ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, pasi në letrën e tij drejtuar qeverisë greke, ai bën apel për ti shpallur luftë Shqipërinë dhe për të çliruar ‘Epirin e Veriut’.
Fraksion.com