AktualitetPolitikëTë fundit

Sandër Lleshi: Renditet krah ministrave në qeveri

Pas votimit në seancën e jashtëzakonshme të së martës në Kuvend për shkarkimin nga detyra të Fatmir Xhafajt nga post i ministrit të Brendshëm, në faqen online të kryeministrisë janë bërë edhe përditësimet e fundit në përbërjen e kabinetit qeveritar.

Edhe pse e emëroi në postin e zv/ministrit të brendshëm, për shkak të mos dekretimit nga kreu i shtetit, Sadër Lleshi është renditur krah ministrave të kabinetit qeveritar, kjo pasi sikundër u shpreh edhe kryeministri, Lleshi do të mbajë në postin e zv/ministrit por do të jetë në krye të punëve të brendshme.

Sandër Lleshi u prezantua një ditë më parë në Ministrinë e Brendshme si zv/ministër.

Në ceremoni ishin të pranishëm, vetë kryeministri Edi Rama, ish ministri i dorëhequr Fatmir Xhafaj, 4 zëvendësministrat e Brendshëm, si edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Fraksion.com