Life StyleTë fundit

Ja qendra e Tiranës në mes të viteve 1930 (Video)

Nga Ilir Ikonomi

Ja Qendra e Tiranës në mes të viteve 1930

Banka e Shtetit është në ndërtim e sipër, djathtas duket Kafe Kursal, fshatarët sjellin barrë me dru për ngrohje, në Rrugën e Kavajës qarkullojnë karroca dhe automobilë.

Tirana, qyteti në luginë, që i bënin karshi malet gri dhe kodrat e gjelbëruara, merrte lezet nga shtëpitë dollmallije prej qerpiçi dhe vilat dykatëshe me bahçe frutash.

Rrugët nuk ishin dhe aq të mira, por ajo shihej nga udhëtarët si qyteti miqësor dhe i këndshëm për të jetuar.

Për disa diplomatë të huaj, Tirana meritonte të quhej kryeqyteti më i bukur i Evropës për nga pozicioni gjeografik! Kështu kanë thënë.