AktualitetKosovaTë fundit

Haradinaj pas deklaratës së Kurz: Ideja për korrigjimin e kufirit ka vdekur

Kryeministri Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë, ka komentuar deklaratat e kancelarit austriak Sebastian Kurz.

Ai tha se ideja e shkëmbit të territorit për të ka vdekur, raporton Ekonomia Online. Përderisa Kurz tha se BE-ja përkrah çdo marrëveshje Kosovë-Serbi, duke përfshi edhe korrigjimin e kufirit apo shkëmbimin e territorit.

“Si mundesh një ditë t’i thuhet Kosovës e keni njohjen veçse duhet t’i jepni pak tokë Serbisë. Nuk mundet që të flitet pakufi për disa opsione të caktuara pa u zbuluar e vërteta. E vërteta është mund ta blejmë njohjen nëse ia japim do territor. Kur e hap territorin për diskutim s’je më as ai që je deklaruar një herë. S’je më shtet”.

“Janë procese që shkojnë në riciklim dhe shkaktojnë trazira në Ballkan. Nuk ka dilemë dhe nuk duhet të mërzitet askush. Kancelari e thotë sepse ai nuk mund të qet kushte qysh do ta arrish marrëveshjen Nuk është zgjedhja e tyre e preferuar. Ajo ide ka vdekur. Imagjinoni kur dikush i del Kosovës i thotë, s’po bën pa njohje por jepjani do tokë se ju njeh Serbia. Nuk do të rrimë pakufi pa kundërpërgjigje ndaj qasjes së Serbisë ndaj Kosovës. Jemi për dialog, por megjithatë jemi vetvetja”.

Kur foli për heqjen e vizave, tha se institucionet janë duke punuar që ky proces të përfundoj sa më shpjet, edhe në këtë temë ai ka komentuar deklarata e Kurz se shumë shtetet janë skeptike për heqjen e vizave për kosovarët.

“Kemi kaluar dy etapa të rëndësishme të procesit të liberalizimit të vizave në Komision dhe Parlament tani jemi me hy në agjendën dhe pastaj Këshill të Ministrave, ne provojmë të hyjmë në agjendë jemi duke punuar, nuk ka jo për këtë temë, por është skepticizëm dhe jemi duke punuar për këtë”.

“Jemi skeptik në shumë tema, Kosova duhet të di se në nuk jemi vend i mëshirës, por vetëm respekt të ndërsjellët me vendet tjera dhe partneritet nuk kërkojmë nga askush mëshirë”, tha Haradinaj.

Kreu ekzekutivit tha se si kundër reagim për sjelljen e Serbisë kanë vendosur taksën prej 10 për qind për çdo mall që hyjnë nga ky shtet, por dhe Bosnja e Hercegovina.

“Nga sot iu kemi vendos një masë produkteve serbe dhe Bosnjës në përjashtim të ndonjë ndërkombëtar. Serbia ka qasje armiqësore në vende të caktuara një vend kur sillet ne mënyrë armiqësore u vendosen sanksione dhe ne kemi marr sot një vendim te tillë. Kosova nuk ka humbje që ne nuk do ecim”.

Haradinaj e potencoi edhe një herë se me anëtarësimin e Interpolit nuk humbet askush pos krimit, raporton EO.

“Në familjen time ajo ide ka vdes, si mundesh një ditë me i thënë Kosovës e keni njohjen nga Serbia vetëm duhet të jepni tokë. E vërteta e këtyre skenarëve është që mundemi të njohim pavarësime nëse blejmë tokë”.

 

Fraksion.com