Gjiknuri, garë me Enver Hoxhën: Ia kaluam në eksportimin e ferrokromit
Shumë shpejt do të shpallet gara për dhënien me koncension të termocentralit të Vlorës. Sa i takon eksportimit të ferrokromit ministri i Infrastruktures dhe Energjise u shpreh me entuziazem se në këtë fushë ia kemi kaluar dhe shifrave të kohës së Enver Hoxhes.
“Shumë shpejt do të shpallim rezultatet e ankandit që zhvilluam në Akërni të Vlorës, të sistemit fotovoltaik, do të kemi mundësi të ngremë një impiant prej 100 megavat të prodhimit të energjisë diellore dhe risia e këtij projekti është që 50 megavat nuk do të garantohet fare blerja e energjisë nga operatori i shpërndarjes dhe me çmime jashtëzakonisht kompetitive. Nëse ky ankand përfundon, pasi është ende në procesin final, ne do të kemi mundësi të shtojmë prodhimet e energjisë diellore dhe në sitet e tjera që kemi zgjedhur.
Shmë shpejt do të shpallet gara për dhënien me koncension të termocentralit të Vlorës, konvertimi i këtij impianti dhe ndërtimin e një gazsjellësi nga pika e daljes në Fier në drejtim të Vlorës që dhe ky termocentral të vihet në funksion shumë shpejt.”
Ministri beson se ky portofol i diversifikuar i energjisë do të plotësojnë nevojat e furnizimit me energji të shqiptarëve dhe të mbajë deri diku çmimet në kontroll
“Sepse njerëzit vazhdojnë të besojnë se kaskada e ndërtuar në kohën e socializmit plotëson nevojat e këtij vendi por them se kaskada e Drinit plotëson vetëm 55% të nevojave. Gjithçka tjetër i nënshtrohet çmimeve të importit dhe tregut të energjisë” u shpreh ministri.
“Ne duhet të krenohemi për shkak të politikës së këtyre 4 viteve, nuk është thjesht mburrje. Në këto vite kemi tejkaluar eksportet e Enver Hoxhës sa i takon ferrokromit. Shqipëria eksporton 60 mijë ton ferrokrom. Për shkak të kapaciteve të shtuara të industrisë përpunuese të ferrokromit. Të gjithë këto investimet private, qoftë koncesioni i Bulqizës, qoftë ndërtimet e tjera që janë bërë në Elbasan sa i takon fabrikave të reja bënë të mundur rritjen e eksportit të ferrokromit. Kjo është një vlerë e shtuar në ekonominë shqiptare. Kjo falë politikave të nxitjes së përpunimit të ferrokromit brenda vendit dhe rishikimit të kontratave koncesionare përfshi dhe kontratave me Alb Crom. ”
Gjiknuri tha gjithashtu se po bëhet garë edhe për rindërtimin e hekurudhës Tiranë- Durrës.
“Po bëjmë dhe garën për rindërtimin e hekurudhës Tiranë- Durrës. Gara është në proces të selektimit të kompanive dhe për herë të parë Tiranë-Durrës- Rinas do të ketë një hekurudhë totalisht të rehabilituar. Janë gati 90 milionë euro që do të investohen në këtë drejtim. Po përfundon dhe studimi inxhinierik për lidhjen Tiranë-Durrës me Malin e Zi, pra Hanin e Hotit, pjesë e rrjetit europian hekurudhor.”
Fraksion.com