AktualitetBota+Të fundit

Barcelonë, normalizohet trafiku hekurudhor pas njoftimit për bombë

 Pas evakuimit dhe mbylljes të stacionit hekurudhor në Barcelonë me dyshimin se është vendosur bombë, trafiku hekurudhor është normalizuar.

Zyrtarët e policisë spanjolle raportuan se në stacionin e trenit “Sants de Barcelona” janë evakuuar dy trena nën dyshimet se është vendosur bombë. Pas evakuimit, në stacionin e trenit mbërritën ekipet e specializuara për kërkim të mjeteve shpërthyese në tren.

Zyrtarët e policisë njoftuan se në ora 08:00 sipas kohës lokale, për shkak të një çante të dyshimtë, u evakuuan dy trena të shpejtë në linjat tre dhe katër. Në vend kanë dalë ekipet e çminimit. Pas kontrollit trafiku hekurudhor iu kthye normales. /AA

 

Fraksion.com