Afganistan: Tetë policë të vdekur nga sulmi i talibanëve
Një zyrtar afgan ka thënë se talibanët kanë vrarë tetë zyrtarë policorë dhe kanë plagosur tre të tjerë në një sulm në dy pika kontrollit të provincës Farah, transmeton AP.
Një pjesëtar i këshillit provincial, Dadullah Qani, ka thënë se sulmet e së martës kanë ndodhur në periferi të kryeqytetit të kësaj province, çka ka rezultuar me betejë mes dy forcave, derisa talibanët janë kthyer mbrapsht.
Talibanët nuk kanë komentur ende lidhur me këtë sulm.
Ditën e hënë, kryengritësit kanë sulmuar një bazë kufitare në po këtë Provincë, duke lënë të vdekur 20 trupa afganë, derisa 20 të tjerë janë rrëmbyer.
Militantët talibanë kontrollojnë gati gjysmën e territorit të Afganistanit dhe kryjnë sulme pothuajse çdo ditë, duke shkaktuar numër të madh të viktimave.
Talibanët e konsiderojnë jonfunksionale Qeverinë e përkrahur nga Shtetet e Bashkuara në Kabul dhe refuzojnë vazhdimisht ofertat për të negociuar me të.
Fraksion.com