Life StyleTë fundit

Rihanna, kundër Trump: Mos përdor këngët e mia në tubime

Edhe Rihanna ka treguar “kthetrat” në mes të klimës së tensionuar për zgjedhjet e mesmandatit në  SHBA, duke targetuar Presidentin Donald Trump.

Presidenti amerikan përdori “gabimisht” një këngë të këngëtares nga Barbados gjatë tubimit të tij në Chattanooga dhe Rihanës nuk i ka pëlqyer që “Don’t Stop the Music” është dëgjuar në një tubim të Trump.

Ajo e ka kthyer menjëherë çështjen në kontekstin ligjor, njëjtë si Pharrell Williams e Steven Tyler, duke i dërguar një letër pezullimi Donald Trump, për ta urdhëruar atë që të mos luajë këngët e saj në mitingjet e tij.

Popstarja, emri i së ciles është Robyn Rihanna Fenty e mori vesh përdorimin e paautorizuar të muzikës së saj kur gazetari i Uashington Post, Philip Rucker shkroi rreth tij.

Në letrën e dërguar në Shtëpinë e Bardhë nga ekipi ligjor i Rihanës thuhet: “Vëmë në dukje se Presidenti Trump ka shfrytëzuar (kompozimet muzikore dhe regjistrimet e Rihannas), duke përfshirë këngën e saj hit (Don’t stop the musi”, në një sërë ngjarjesh politike të mbajtura në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Përdorimi i tillë nuk është i saktë. Përdorimi i paautorizuar i muzikës së zonjës Fenty krijon një përshtypje të rreme që ajo është e lidhur me Trump”.

Ndërkohë përpara zgjedhjeve afatmesme të së martës në SHBA, Rihanna tha se mbështet Andrew Gillum, kandidatin demokrat për guvernator të Floridës.

Ajo ka shkruar në Instagram: “Ju keni mundësinë për të bërë historinë e këtyre zgjedhjeve. SHBA ka vetëm katër guvernatorë zezakë në të gjithë historinë e saj dhe ne mund të ndihmojmë që #AndrewGillum të fitojë dhe të bëjë Floridën të parën!

Lista e artistëve që janë në kundërshtim me vijën politike të Trump tani është pasuruar zyrtarisht edhe me një yll si Rihanna. Kundër Presidentit të SHBA më herët janë rreshtuar edhe Taylor Swift, Katy Perry, Lana Del Rey, Miley Cyrus, Beyonce dhe Lily Allen.