Mosdekretimi i Lleshit, Rama: Krisje kushtetuese!
Gjatë seancës së ditës së martë, Edi Rama theksoi se krisja që ka shkaktuar mosdekretimi i Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm nuk është as personale dhe as politike, por kushtetuese.
“Në takimin që pata me Presidentin nuk ishim në një mendje lidhur me arsyen e mosarsyes së dekretimit të ministrit të Brendshëm, por dola me një ndjesi pozitive pasi të dy kuptuam që ka nevojë për mirëkuptim. Është moment delikat pasi është vënë në pikëpyetje një ekuilibër i rëndësishëm. Uroj që e gjitha kjo të mos bëhet për një qëllim që shkon përtej mosdekretimit të ministrit”, deklaroi kreu i qeverisë.
Kryeministri nënvizoi se nuk bëhet fjalë për “krisje personale, as politike, por kushtetuese”.
“Jemi këtu për ta ngjitur krisjen. Uroj që Presidenti të mos e çojë krisjen në thyerje”, u shpreh Rama.
Fraksion.com