Kurz e sjell idenë serbo-ruse për ndryshim kufijsh edhe në Kosovë
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, në një konferencë për media së bashku me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kanë folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel dhe për idenë e korrigjimi të kufijve.
Kurz ka thënë se Austria pranon çfarëdo marrëveshje që arrihet ndërmjet dy shteteve, duke mos përjashtuar edhe korrigjimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve.
“Këtu kam një qëndrim shumë të qartë. Austria pajtohet me cilëndo marrëveshje për të cilën merren vesh Kosova dhe Serbia. Nëse jam që të arrihet një marrëveshje, askush nuk ka të drejtë të dalë kundër asaj marrëveshje”, ka thënë Kurz para mediave.
Ai ka thënë se ky është edhe qëndrimi i Bashkimit Evropian.
“Kjo është edhe në kuadër të BE-së, edhe nëse është korrigjimi i kufijve edhe shkëmbimi i territoreve, atëherë mbështetet nga Bashkimi Evropian”, ka shtuar tutje kancelari austriak.
Ai ka ftuar edhe qytetarët e Kosovës që të mbështesin përpjekjen për të arritur një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi./Gazeta Express.
Fraksion.com