AktualitetPolitikëTë fundit

Kryeministri Rama mbledh qeverinë

Pas seancës jashtë radhe sot në Kuvend për votimin e shkarkimit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë.

Burime për  bëjnë me dije se është bërë zyrtar emërimi i Gjeneral Sandër Lleshit si zv/ministër i Brendshëm.

Një post i tillë Lleshit i jepet si pasojë e refuzimit të dekretimit si ministër nga ana e Presidentit Ilir Meta.

Nga foltorja e Parlamentit, Rama më herët tha se nga e shtuna kanë një problem me Presidentin.

“Ky Kuvend ka zgjedhur 7 presidentë të republikës, shumë nga ne kemi votuar për Ilir Metën president, nuk e kishim shumicën absolute por unë e kisha bindjen e plotë se Meta ishte kandidatuara më e përshtatshme. Ai e ka respektuar votën tonë, ka respektuar kushtetutën, ka peshuar fjalën por prej të shtunës mbrëma kemi një problem nga Presidenti i Republikës.

Puna jonë eshte të hartojmë ligje, ne kemi detyrën kushtetuese ta bëjmë këtë punë pavarësisht nëse e kemi besimin apo jo të të tjerëve, perfshi edhe presidentin. Kushdo ka të drejtë të na kritikojë, perfshi edhe Presidentin. Askush vec popullit se merr dot të drejtën të na pengojë të drejtën e ushtrimit të kushtetutës” -u shpreh Rama

 

 

Fraksion.com