Helidon Bendo në Komisionin e Sigurisë për buxhetin e SHISH
Pak orë nga dekreti i Presidentit Meta, Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Helidon Bendo është paraqitur në Komisionin e Sigurisë Kombëtare për të prezantuar projektbuxhetin e SHISH për vitin 2019.
Helidon Bendo është uruar për detyrën e re, në nisje të mbledhjes nga kryetarja e Komisionit, Ermonela Felaj.
Mbledhja e Komisionit të Sigurisë është zhvilluar me dyer të mbyllura, vetë kreu i SHISH e ka kërkuar një gjë të tillë duke u shprehur se procesi është i klasifikuar.
Helidon Bendo u propozua rreth një vit më parë nga Kryeministri Rama, në vend të Visho Ajazi Likës, por presidenti Meta vendosi të shprehet vetëm sot me dekret për emërimin e tij në këtë post.
Fraksion.com