AktualitetTë fundit

BE: Të shtohen aksionet e Policisë

Delegacioni i Bashkimit Europian vijon konsultimet me shoqërinë civile në Shqipëri me qëllim hartimin e raportit të Këshillit Europian.

Ky delegacion do të mbledhë fakte dhe të dhëna në fushat të ndryshme për të parë se sa janë përmbushur detyrat integruese nga ana e Shqipërisë. Përfaqësuesit e delegacionit përshëndetën aksionet e fundit të Policisë së Shtetit, të cilat përfunduan me arrestimin  e disa personave problematikë.

“Gjatë muajit të fundit, janë marrë disa  aksione të policisë, ndërsa Bashkimi Europian i mirëpret këto aksione. Këto janë rezultate që ka pritur BE dhe kjo duhet ruajtur. Ministria e Brendshme duhet të jetë aktive në goditjen e grupeve kriminale. BE do mbledh informacion nga agjencitë, bizneset, faktet do të mblidhen dhe kontrollohen dhe verifikohen”,  u shprehën zyrtarët e delegacionit të BE-së.

Gjithashtu delegacioni i BE-së iu bëri thirrje institucioneve shqiptare që të përfshijnë sa më shumë  organizata në qeverisjen e tyre.  Sipas tyre, angazhimi qytetar  është shenjë vitale për demokracinë.

“Angazhimi qytetar ndërton gurin themeltar dhe kjo është vitale për demokracinë. Ne i kërkojmë qeverisë dhe pushtetit të rrisin angazhimin politik, për të përfshirë angazhimin e organizatave”, u tha mes tjerash në komunikim me mediat.

 

Fraksion.com