AktualitetPolitikëTë fundit

Zgjedhjet vendore më 30 Qershor 2019

Zgjedhjet e ardhshme vendore do të mbahen më 30 qershor të 2019.

Vendimi u mor sot nga Presidenti Ilir Meta.

Javën e shkuar, kreu i Shtetit, organizoi për këtë çështje, konsultime dhe me kryetarët e grupeve parlamentare, ndërsa sot pati një takim dhe me kryetarin e Parlamentit Gramoz Ruçi.

Në zgjedhjet e shkuara vendore, koalicioni i majtë i udhëhequr nga Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), fituan shumicën dërrmuese të 61 bashkive të vendit. E majta mundi të marrë 45 bashki. Nën kontrollin e saj kaluan thuasje të gjitha qytetet e mëdha të vendit, me përjashtim të Shkodrës, e cila i mbeti të djathtës. Koalicioni i partive të djathta, i udhëhequr nga Partia Demokratike fitoi vetëm 15 bashki. Ndërsa Bashkia e Finiqit në jug të vendit u fitua nga Partia “Minoriteti etnik grek për të ardhmen”.

Ashtu si dhe në të kaluarën, problem duket se mbetet reforma zgjedhore. Ndonëse një Komision i posaçëm i parlamentit po bëhet gati dy vjet që është ngritur, mes palëve nuk ka ende një dakortësi.

 

Fraksion.com