AktualitetPolitikëTë fundit

Xhafaj: Më kanë shantazhuar

Fatmir Xhafaj, në fjalimin e lamtumirës prej 30 minutash, akuzon edhe agjenci ligjzbatuese për audio-përgjimin ndaj vëllait të tij, me qëllim final sipas tij, shantazhimin “ndaj meje si ministër”.

“Ndjej keqardhje, për atë pjesë të politikës Shqiptare, e cila në debatin për mua si person, apo në diskutimet mbi Policinë e Shtetit, është sjellë, pak të thuash diletante dhe e papërgjeshme. Në jo pak raste edhe jo humane. Në një kohë që do të duhej që politika të sillej ndryshe, që edhe atëherë kur ka vend për të thënë diçka, ka disa mënyra për ta thënë atë pa dëmtuar interesat e qytetarëve. Por, natyra dhe edukimi im familjar, eksperienca ime politike dhe ajo jetësore më ka bërë që deri në fund të qëndroj në respekt të ligjit dhe të jem sa më institucional dhe i përgjegjshëm në gjithë konfliktin politik, që opozita krijoi me mua dhe për mua. Duke përfshirë këtu edhe manipulimin komplet kriminal të bërë në çështjen e audio-përgjimit me një qëllim final: shantazhin ndaj meje në funksionin e ministrit. E për fat të keq në këtë orkestrim duket se janë përfshirë edhe segmente të disa agjencive ligj zbatuese vendase. Dua të nënvizoj edhe faktin se ky sulm jo vetëm ka në themel diletantizmin politik të opozitës, por ai edhe për këtë shkak, ka pas tij interesat e botës së krimit”.

 

Fraksion.com