Vëzhguesit ndërkombëtarë vizitojnë stërvitjen Trident Juncture 2018
Vëzhguesit nga vendet anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) përjetuan momente të stërvitjes më të madhe ushtarake të NATO-s që nga fundi i Luftës së Ftohtë, Trident Juncture 2018, që po zhvillohet aktualisht në Norvegji.
Trident Juncture 2018, që përfshin 50,000 trupa nga më shumë se 30 vende, do të certifikojë Forcën e Reagimit të NATO-s për 2019. Sipas Dokumentit të Vjenës të OSBE-së mbi transparencën ushtarake, ushtrimet duhet t’u njoftohen shteteve anëtare të OSBE 42 ditë më parë nëse tejkalojnë 9,000 trupa dhe vëzhgimin kërkohet duke filluar nga 13,000 trupa.
“Të gjithë anëtarët e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë janë ftuar të dërgojnë vëzhgues në ushtrim, sepse aleatët e NATO-s respektojnë letrën dhe frymën e angazhimeve tona ndërkombëtare. Pra Trident Juncture nuk është vetëm një shembull i mirë i forcës së NATO-s, por edhe i transparencës së NATO-s “, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Vëzhguesve u ofrohet informacion mbi ushtrimin, mundësitë për të vëzhguar forcat dhe për të folur me trupat, si dhe fluturimet ajrore të zonës së aktivitetit ushtarak. Njëzet vëzhgues nga trembëdhjetë vende të OSBE-së – Austria, Bjellorusia, Kanadaja, Republika Çeke, Gjermania, Finlanda, Britania e Madhe, Hollanda, Serbia, Rusia, Suedia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara, morën pjesë gjithashtu në Ditën e Vizitorëve të Nderuar të stërvitjes të martën e javës së kaluar më 30 tetor 2018.
Në një program të veçantë, NATO ka ftuar vëzhgues nga vendet partnere në stërvitje, përfshirë Suedinë, Zelandën e Re, Serbinë, Azerbajxhanin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Algjerinë dhe Zvicrën.
NATO mbështet fuqimisht përpjekjet për të ndërtuar besimin dhe transparencën në aktivitetet dhe stërvitjet ushtarake. Rregullat ndërkombëtare për stërvitjet ushtarake respektohen plotësisht dhe NATO rregullisht e përditëson programin e ushtrimeve ushtarake në internet.
Fraksion.com