Rritja ekonomike dhe punësimi; Buxheti 2019 rritet me 5.9%
Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj tha sot, gjatë prezantimit të projektligjit për buxhetin e vitit 2019 në Komisionin e Ekonomisë, se ky buxhet adreson mbështetje për sektorët e shëndetësisë, bujqësisë, arsimit dhe infrastrukturës dhe garanton rritje pagash në disa sektorë si dhe investime të rëndësishme.
Buxheti i vitit 2019 rritet me 5.9% dhe mbështet rritjen ekonomike të vendit, konsolidimin fiskal dhe krijimin e më shumë vendeve të punës.
Ministri theksoi se, shpenzimet buxhetore do mbështesin shëndetësinë, arsimin, infrastrukturën duke gjeneruar edhe punësimin. Totali i këtij projektbuxheti programohet me rritje 5.9%.
Ahmetaj theksoi se, krahas projektbuxhetit që mbështet rritjen ekonomike të vendit edhe paketa fiskale 2019 synon uljen e barrës së kombinuar fiskale për kompanitë.
“Paketa fiskale parashikon ndryshimet e tatimit për të ardhurat ulja e tatimit për dividentin. Përjashtim për TVSH për makinat bujqësore të importuara. Normë të reduktuar të TVSH për transportin e autobuzëve publikë, rritje të akcizës për duhanin” .
Fraksion.com