AktualitetPolitikëTë fundit

PD: Rama de facto ministër i Brendshëm

Partia Demokratike thotë se  këmbëngulja e Edi Ramës për emërimin e Sandër Lleshit në drejtimin e Ministrisë së Brendshme konfirmon qëndrimin e opozitës se Rama e ka jetike kontrollin e plotë të këtij institucioni.

Në reagimin e selisë blu thuhet se “duke qenë vetë de facto Ministër i Brendshëm, Edi Rama ka më shumë mjete për të mbrojtur Olsi Ramën, Vangjush Dakon, Taulant Ballën, Damian Gjiknurin, Arben Ahmetaj dhe këdo tjetër anëtar të bandës së tij në pushtet”.

Për demokratët  Edi Rama nuk mund ta luftojë Edi Ramën, prandaj i duhet një kukull si Sandër Lleshi për të mbrojtur veten dhe për t’i siguruar paprekshmëri krimit, përfundon reagimi i partisë Demokratike.

 

Fraksion.com